Luksemburgu përfshin orët e kodimit në të gjitha shkollat

Luksemburgu përfshin orët e kodimit në të gjitha shkollat

26 September 2019 08:50

Luksemburgu, një vend i vogël, por me pasuri të madhe, po i përfshin orët e kodimit në të gjitha shkollat e veta.

Claude Meisch, ministri i arsimit i këtij vendi të Evropës perëndimore, u tha gazetarëve se mësimi i kodimit do të bëhet pjesë e kurrikulës së Luksemburgut që nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor.

Ai vuri në dukje se të gjithë nxënësit në atë vend do të mësojnë se si të kodojnë shumë herët, dhe ata do të kenë orë edhe për të menduarit kompjuterik.

Të menduarit kompjuterik është një proces që e formulon zgjidhjen për problemet e paspecifikuara, shkruan KOHA Ditore. Problemet e hapura inkurajojnë përgjigje të plota dhe domethënëse në bazë të shumë variablave që e kërkojnë përdorimin e defragmentimit, përfaqësimit të të dhënave, përgjithësimit dhe modelimit të algoritmeve që bazohen në të menduarit kompjuterik.

Meisch tha gjithashtu se aftësitë digjitale janë "dy këmbë me të cilat të rinjtë do të duhet të mësojnë të ecin" në epokën e teknologjive moderne ashtu që në fazën të mëvonshme të jetës të jenë shumë më të përgatitur dhe konkurrues në tregun e punës.

Ndër vendet që kanë qenë mes të parave në botë që e kanë futur kodimin në kurrikulën kombëtare është edhe Finlanda ku, nga vjeshta e vitit 2016, kodimi është bërë aktivitet i detyrueshëm mësimor i cili fillon nga klasa e parë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme