Tech

Mi Mixi i ri i Xiaomit vjen me ekran të lakuar që shtrihet deri në pjesën e pasme të smartfonit

Mi Mixi i ri i Xiaomit vjen me ekran të lakuar që shtrihet deri në pjesën e pasme të smartfonit
Foto: GSM Arena

Dizajni “waterfall” (“ujëvara”) i ekraneve, të cilin e kanë vivo NEX 3 dhe Huawei Mate 30 Pro, duket se do të jetë trendi i ri në botën e smartfonëve.

Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Xiaomi, duket se së shpejti do të prezantojë një smartfon të ri Mix me sipërfaqe të ekranit 100 për qind, shkruan gsmarena. Po ashtu, është mësuar se do të mbajë një ngjarje më 24 shtator.