Funksioni i ri për Viber mundëson krijimin e stickerëve të modifikueshëm

Funksioni i ri për Viber mundëson krijimin e stickerëve të modifikueshëm

20 September 2019 09:19

Me azhurnimin më të ri për Android, Viberi prezanton funksionin Create a Sticker, i cili mundëson ta krijoni koleksionin tuaj të stickerëve pa u larguar nga aplikacioni. Çdo koleksion mund t’i përmbajë deri në 24 stickerë.

Image

Për ta filluar krijimin e stikereve, duhet ta hapni veglën e re për krijim në seksionin e platformës "sticker market" ose përmes menusë në kuadër të çdo bisede. Opsioni për editim/përpunim do t'ju mundësojë ta zgjidhni foton tuaj, përpara zoomimit, rrotullimit ose cropimit përmes veglës magic wand, shkruan KOHA Ditore. Është gjithashtu e mundur të shtoni dekorime. Krijimi përfundimtar mund të shënohet si publik ose privat, në varësi të preferencave të përdoruesit.

Telegram dhe Gboard tashmë i kanë zgjidhjet e tyre të personalizuara për krijimin e stikereve, por funksioni i Viberit aktualisht është shumë më i lehtë për t’u zbuluar sesa ai i Gboard-it dhe më i lehtë për t’u përdorur sesa ai i Telegramit.

Azhurimi, i cili e mundëson krijimin e stikereve të modifikuara në Viber do të jetë në dispozicion përmes Play Store në ditët në vijim. Përdoruesit e desktopit dhe iOS do të duhet të presin një kohë që funksioni të jetë në dispozicion edhe në platformat e tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme