Ashtu si vitin e kaluar, nuk ka shumëçka që nuk e kemi mësuar tashmë për linjën e sivjetme të telefonave Pixel 4, përpara lansimit të saj zyrtar. Google gjithsesi do ta bëjë prezantimin, ndërsa kompania tani ka konfirmuar se linja e re Pixel do të prezantohet më 15 tetor, raporton Neowin.
Përveç modeleve të reja Pixel, pritet që kompania ta prezantojë edhe laptopin e ri me Chrome OS. Google më parë ka theksuar se përpjekjet e veta në fushën e harduereve më nuk do t’i përqëndrojë në tableta, kështu që mund të shohim diçka të afërt me Pixelbook nga viti 2017.
Produktet e tjera të mundshme që Google mund t’i prezantojë përfshijnë altoparlantët e rifreskuar të mundësuar nga Google Asisstant, shkruan KOHA Ditore. Home Max dhe Home Mini u prezantuan në vitin 2017, ndërsa Google Home standard e përfundon vitin e tretë të ekzistimit, kështu që është koha për azhurnim.