Tech

Instagrami merr masa rreth produkteve të humbjes në peshë

Instagrami merr masa rreth produkteve të humbjes në peshë

Instagrami njoftoi marrjen e masave të ashpra lidhur me postimet që promovojnë prodhimet e humbjes në peshë dhe kirurgjinë kozmetike.

Sipas platformës për shpërndarjen e fotografive, postime të caktuara do të fshihen për përdoruesit nën 18 vjeç, ndërsa të tjera që flasin për produkte “të mrekullueshme” për humbje të peshës, do të hiqen plotësisht. Ndryshimet vlejnë edhe për rrjetin social Facebook, që zotëron Instagramin.