Kështu do të duket aplikacioni i ri Calendar i Windows 10

Kështu do të duket aplikacioni i ri Calendar i Windows 10

17 September 2019 18:10

Nëse jeni nga ata që e përdorni aplikacionin e Microsoftit Calendar, i cili është i integruar në Windows 10, ja një lajm i mirë për ju. Sajti Aggiornamenti Lumia sugjeron që aplikacioni do ta ketë një ridizajnim të madh, dhe këtë e vërteton fotografia e rrjedhur. Aplikacioni do të jetë në dispozicion për testim së shpejti.

Mund të shihet se në pjesën e sipërme është një hapësirë shtesë për t’i shikuar temat e reja panoramike. Për momentin, vetëm një prej tyre është në dispozicion, por më shumë tema priten më vonë, shkruan KOHA Ditore. Ofrohet edhe menuja e re hamburger në të majtë, poshtë së cilës ndodhen ikona të reja Outlook dhe Exchange.

Image

Siç shihet në foto, ekziston një dritare e re për krijimin e ngjarjeve. Raporti përmend se konfigurimet gjithashtu do të ridizajnohen përsa i përket pamjes dhe funksioneve, por nuk janë publikuar detaje specifike.

Tani për tani nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion aplikacioni i ri i Windows 10 Calendar, por ai pritet së pari në Windows 10 Insider Preview.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme