Tech

Gigabyte përgatitet për lansimin e procesorit Comet Lake-S

Si duket Gigabyte po përgatitet për lansimin e procesorit Comet Lake-S, ndërsa pllakat amë të kompanisë me çipsete Z490, H470/Q470, B460 dhe H410 janë shfaqur në listingun EEC (Eurasian Economic Commission), raporton Videocardz.

Këto janë indikacionet e para të ekzistencës së serisë mainstream të Intel, Z490, nga segmenti i epërm, pasi që thuhet se kompania mund t’i mënjanojë plotësisht çipsetet Z_70, shkruan KOHA Ditore. Ky është edhe një hap për ta veçuar dhe dalluar ofertën e kompanisë në AMD.

Çipat H410, Q470 dhe H470 janë listuar më herët nga ana e ECS-së, ndërsa kjo është hera e parë që i shohim modelet Z490 dhe B460.