Tech

Antitrusti amerikan shënjestron kompaninë Amazon

Antitrusti amerikan shënjestron kompaninë Amazon

Antitrusti amerikan ka vendosur në shënjestër kompaninë gjigante Amazon.

Një ekip i hetuesve të Komisionit Federal të Tregtisë (FTC), raporton Bloomberg, filloi të intervistojë bizneset e vogla që shesin produkte në Amazon.com për të përcaktuar nëse gjiganti i tregtisë elektronike po abuzonte me fuqinë e tij në dëm të konkurrencës.