Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Seria e pestë e “Apple Watch” vjen në vjeshtë, thonë analistët

Foto: Ilustrim / AFP

Analisti i famshëm i Apple, Ming-Chi Kuo sot ka thënë se seria e pestë e orëve të mençura të Apple do të lansohen në vjeshtë.

GSMArena shkruan se nëse Kuo ka të drejtë atëherë “Watch Series 5” mund të debutojë përkrah iPhone 11, në një ngjarje speciale që pritet të ndodhë më 10 shtator, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kuo thotë se ora e re e Apple do të ketë edhe një model të ri me shtresë të qeramikës, por nuk është e qartë nëse ajo do të jetë një model krejtësisht i ri, apo do të jetë vetëm një material i ri që do t’u shtohet serisë së pestë.