Tech

Smartfoni i palosshëm Xiaomit mund të vijë me tre kamera në anën e pasme

Xiaomi ka paraqitur një patentë në Zyrën e Pronës Intelektuale të BE-së për dizajnin e telefonit të tij të palosshëm.

Vizatimet teknike të këtij smartfoni tregojnë një dizajn të mrekullueshëm me tre kamera në anën e pasme. Ndërsa për kamerën e përparme, ende nuk dihet asgjë por Xiaomi ndoshta mund të zgjedh kamerën me mekanizëm (pop-up).

Gjithashtu, smartfoni i palosshëm i Xiaomit ishte planifikuar fillimisht për tremujorin e dytë të këtij viti dhe pritet të kushtojë më lirë se Samsung Galaxy Fold.

Megjithatë, pasi Samsungu ndërpreu lansimin e modelit të tij, kompanitë e tjera që premtuan telefonat e tyre fleksibël (Huawei, Xiaomi dhe të tjerët) nuk janë ende të gatshme të njoftojnë datat e lansimit zyrtar të smartfonëve të tyre në treg./ksp