Tech

Pëshpëritje nga largësia përmes rrezeve laser

Pëshpëritje nga largësia përmes rrezeve laser
 

Kërkuesit në universitetin amerikan “MIT” (Instituti i Teknologjsië së Masaçusetit) kanë arritur të përdorin rrezet laser që të dërgojnë mesazhe në formë pëshpërime drejt një personi, pak metra larg, pa mundur që ta dëgjojnë të tjerët që janë të pranishëm.

Për të arritur këtë, shkencëtarët kanë përdorur efektin fotoakustik: avulli i ujit që ndodhet në ajër, thith dritën dhe formon valë zanore.