Tech

Facebooku pranon ta paguajë gjobën pesë miliardë dollarëshe për shkeljet e privatësisë

Foto: Reuters

Rrjeti më i madh social, Facebook, ka pranuar që të paguajë gjobën rekorde prej 5 miliardë dollarë për të zgjidhur një hetim të SHBA-së në shkeljet e privatësisë së të dhënave ndër vite, një zgjidhje që rrit përgjegjësinë e bordit të drejtorëve për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve duke ndryshuar pak biznesin e reklamave fitimprurëse të kompanisë.

Kjo marrëveshje, e njoftuar sot (e mërkure) nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), për herë të parë do të përfundojë autoritetin përfundimtar të kreut ekzekutiv të Facebookut, Mark Zuckerberg, mbi vendimet e privatësisë, duke krijuar një komitet të pavarur për privatësi të drejtorëve në bordin e kompanisë, thuhet në deklaratën e FTC-së, shkruan “Time Magazine”.

Gjithashtu, marrëveshja do të kërkojë nga Facebooku që të mbajë një “zinxhir më të shtrënguar” në aplikacionet e palës së tretë, të fshijë rregullisht fjalëkalimet e paenkriptuara dhe të përmbahet nga përdorimi i numrave të telefonit të marra për qëllime sigurie për reklamim, transmeton Koha.net. Marrëveshja po ashtu kërkon që kompania të kryejë shqyrtimet e privatësisë për ofertat e reja dhe t’i paraqesë në certifikatat dhe vlerësimet e reja të privatësisë.

Gjithashtu, marrëveshja, e cila është miratuar nga shumica e republikanëve të FTC-së në një votim 3-2, bën pak për ndryshimin e praktikave strukturale të Facebookut për grumbullimin e të dhënave të cilat janë në “zemrën” e modelit të tij të biznesit.

Edhe pse gjoba është e lartë, nuk është shkatërruese për Facebookun sepse në vitin 2018 ka raportuar shitje në vlerë prej 56 miliardë dollarë. Ajo kishte lënë mënjanë 3 miliardë dollarë në pritje të gjobës.