Gati dorezat që prekin botën virtuale

Gati dorezat që prekin botën virtuale

22 July 2019 09:08

Seul, 22 korrik – Doreza të lehta që lejojnë prekjen e objekteve të botës virtuale.

”Në sajë të një rrjeti sensorësh, ato janë në gjendje të rindërtojnë ndijimet e sakta që do të kishit në botën reale, duke lejuar përdoruesit të marrin objekte virtuale dhe të ndërveprojnë me to”, sipas Institutit Korean të Shkencës dhe Teknologjisë, i drejtuar nga Kahye Song dhe të publikuara në revistën ”Scientific Reports”, transmeton atsh raportimet.

Dorezat, që mund të përshtaten në mjedise të ndryshme virtuale, bazohen në dy komponentë themelorë: sensorë, që ndjekin lëvizjet e duarve dhe gishtërinjve, dhe të ashtuquajturit aktuatorë, që janë mekanizma që përgjigjen me sinjale fizike si dridhja dhe presioni/ANSA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme