Honor së shpejti do të sjellë tri smartfonë të rinj me procesor Kirin 810 Foto: GSM Arena

Honor së shpejti do të sjellë tri smartfonë të rinj me procesor Kirin 810

20 July 2019 17:10

Nën-brendi Honor i kompanisë së njohur kineze, Huawei, pritet të mbajë një ngjarje më 23 korrik ku do të prezantojë smartfonët e rinj 9X dhe 9X Pro.

Gjithashtu, në TENAA, rregullatori kinez, janë zbuluar pothuajse të gjitha specifikat e smartfonëve të rinj, si dhe të Huawei Mate 30 Lite, shkruan gsmarena.

Fillojmë me Honor 9X dhe 9X Pro, të dy smartfonët e rinj pritet të vijnë me ekran 6.59-inç IPS me rezolucion FHD+ dhe kamerën për ‘selfie’ prej 16 megapikselë, transmeton Koha.net. Po ashtu, të ngjashëm kanë edhe procesorin – Kirin 810.

Image
Foto: GSM Arena

Honor 9X, po ashtu, pritet të vijë në version me 4/64 GB, 6/12 GB dhe 8/256 GB ndërsa 9X Pro do të ofrohet në version me 6/128 GB dhe 8/256 GB.

Sa i përket kamerave, 9X do të ketë kamerën kryesore të dyfishtë prej 48+2 megapikselë ndërsa versioni Pro do të ketë tri kamera prej 48+8+2 megapikselë.

Të dy smartfonët e rinj, 9X dhe 9X Pro, do të kenë baterinë prej 3.900 mAh. Ata po ashtu do të kenë skanerin për gishta të vendosur anash dhe do të jenë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të kaltër, të kuqe, etj.

Image
Foto: GSM Arena

Në anën tjetër, Huawei Mate 30 Lite pritet të vijë me ekran 6.2-inç IPS me rezolucion prej FHD+ dhe kamerën e përparme prej 32 megapikselë, kamerën kryesore prej 48+8+2 megapikselë, si dhe skanerin për gishta të vendosur në pjesën e pasme.

Sikur seria Honor 9X, edhe Mate 30 Lite pritet të vijë me procesor Kirin 810 SoC në kombinim me 6 ose 8 GB RAM memorie dhe 128 ose 256 GB memorie të brendshme. Bateria e tij pritet të jetë me kapacitet prej 3.900 mAh.

Dyshja Honor 9X është caktuar që të lansohet javën e ardhshme, por ende nuk dihet se kur mund të lansohet seria Mate 30.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme