AMD Ryzen 7 3800X overclockohet deri në 5.9GHz

AMD Ryzen 7 3800X overclockohet deri në 5.9GHz

18 July 2019 19:40

Overclockuesi profesionist Tsaik ka arritur overclockim rekord të procesorit AMD Ryzen 7 3800X. Procesori tetëbërthamësh arriti 5.9GHz me ndihmën e ftohjes me azot të lëngshëm, ndërsa rekordi u arrit në pllakën amë MSI, raporton Guru3D.

Vlerat e paracaktuara për këtë procesor janë 3.9GHz për taktin themelor dhe 4.5GHz turbo boost, shkruan KOHA Ditore. Duke e parë rezultatin, çipseti tetëbërthamësh është clockuar në një shpejtësi prej saktësisht 5911.3MHz, përmes përdorimit të shumëzuesit të procesorit prej 59 dhe shpejtësisë së magjistrales prej 100.19MHz.

Screenshotet tregojnë se memoria kishte punuar në 5774MHz, ndërsa për overclockim është përdorur pllaka amë MSI X570 Godlike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme