Samsungu zvogëlon prodhimin e çipsetit Exynos për 10%

Samsungu zvogëlon prodhimin e çipsetit Exynos për 10%

18 July 2019 17:40

Në fillim të muajit, Japonia ka vendosur kufizime në eksportin e kimikateve kryesore në Korenë e Jugut, të cilat janë të nevojshme për krijimin e ekraneve dhe gjysmëpërçuesve. Si rezultat i këtij hapi, Samsungu duhet ta zvogëlojë prodhimin e çipsetit të vet Exynos 9825 për rreth 10 për qind, gjë që gjithashtu do ta ngadalësojë prodhimin e telefonit Galaxy Note10, raporton GSMArena.

Sipas zyrtarëve të Samsungut, të cilët deshën të mbeten anonim, ngecja në prodhimin e çipave do të kompensohet në muajt e ardhshëm, shkruan KOHA Ditore. Analistët industrialë komentojnë më tej se Samsungu do të duhet t’i riorganizojë planet e veta të prodhimit për Galaxy Note10 për shkak të rezervave të ulëta të kimikateve si fluor-hidrogjeni, i cili është i rëndësishëm për procesin e prodhimit të çipave.

Zëvendëspresidenti i Samsungut, Lee Jae-yong, ka udhëtuar për në Japoni për t'u takuar me furnizuesit e komponentëve dhe është përpjekur ta gjejë një zgjidhje anashkaluese për këtë konflikt aktual tregtar. Note 10 aktualisht është planifikuar të lansohet më 7 gusht.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme