Tech

5G nis shërbimin në Britani duke përdorur pajisje Huawei

Descriptive Text

Vodafone në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur shërbimin 5G, duke u bërë operatori i dytë në Britani që e bën këtë nëpërmjet pajisjeve Huawei.

Rrjeti 5G i Vodafone ka nisur në 7 qytete britanikë, përfshirë Londrën, Glasgow, Manchester dhe Cardiff, duke ofruar shpejtësi të mëdha dhe mundësinë për shërbime si inteligjenca artificiale, robotika, qytetet e lidhura me internet dhe makinat pa pilot.

Ndërkohë, Vodafone lajmëroi gjithashtu se do të ofrojë 5G roaming gjatë verës në 4 shtete europiane; Britani, Gjermani, Spanjë dhe Itali.

Rrjeti 5G i Vodafone do të funksionojë me një shpejtësi mesatare prej 150-200 Mbps, thuajse 10 herë më i shpejtë se 4G.

Zëdhënësit e kompanisë e përshkruan rrjetin si një ndryshues loje për ekonominë dhe bizneset britanike. Vodafone bëri të ditur se do të ndihmojë klientët që të përfitojnë nga kjo teknologji, duke e bërë gjerësisht të aksesueshme në Britani dhe nëpërmjet roaming. Huawei është kompania lider botërore në 5G. Sipas kompanisë kineze, Huawei ka fituar 50 kontrata 5G në të gjithë botën.