Tech

HTC mund të rikthejë nën-brendin “Wildfire”

Foto: Phone Arena

Në fillim të kësaj jave, HTC ka prezantuar dy smartfonët e rinj pas shumë muaj heshtjeje.

Ky lloj njoftimi ndoshta nuk do të bëhet një gjë e rregullt së shpejti, pasi spekulohet se ky brend po punon në një smartfon të avancuar 5G për më vonë këtë vit, shkruan phonearena. Po ashtu, spekulohet se HTC mund të ngjallë nën-brendin “Wildfire”.

Sipas uebsajtit rus “Mobil Telefon”, HTC së fundmi ka marrë leje për të lansuar në total 10 pajisje të reja duke përdorur versionet e ndryshme të nën-brendit “Wildfire”, transmeton Koha.net. Më saktësisht, kompania ka aplikuar për këta smartfonë: Wildfire E, Wildfire E Plus, Wildfire E1, Wildfire E1 Plus, Wildfire E2, Wildfire E2 Plus, Wildfire E3, Wildfire E3 Plus, Wildfire R dhe Wildfire R Plus.

HTC më parë ka përdorur këtë nën-brend në vitin 2010 dhe 2011, me origjinalin Wildfire dhe pasardhësin e tij, Wildfire S.