Tech

Huawei do të lejojë instalimin e aplikacioneve Facebook, WhatsApp e Instagram

Descriptive Text

Huawei ka bërë të ditur se nuk do të jetë e nevojshme që përdoruesit të heqin dorë nga aplikacionet e Facebookut.

Kompanitë e mëdha amerikane, të tilla si Google dhe Facebook, kanë vendosur të respektojnë ndalimin ndaj Huawei në përputhje me kërkesat e qeverisë amerikane dhe presidentit Donald Trump, që do të thotë se telefonat e ri nuk do të arrijnë me aplikacionet e tyre të para-instaluar.

Huawei ka vendosur të shpjegojë për përdoruesit e telefonave të tij ekzistues, se nuk do t’iu shmangen aplikacioneve amerikane, pasi do të jenë në gjendje të shkarkohen, instalohen dhe përdoren si më parë.

Me fjalë të tjera, edhe pse telefonat e ri Huawei nuk do të kenë aplikacione të instaluara paraprakisht Google dhe Facebook, kjo nuk do të thotë se ju nuk mund t’i shkarkoni dhe instaloni siç keni bërë dhe në pajisjet e tjera pa aplikacionet e para-instaluara.

Huawei është duke punuar edhe në dyqanin e saj të aplikacioneve, i cili do të zëvendësojë Play Store Google dhe ka të ngjarë të luajë një rol që lejon përdoruesit për të shkarkuar dhe instaluar aplikacione të tilla si Facebook, WhatsApp dhe Instagram në të gjitha pajisjet e reja, transmeton KosovaPress.

Përveç kësaj, Huawei tha se sistemi i tij operativ do të lansohet këtë vit në Kinë, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë i disponueshëm globalisht.