Tech

Sony Xperia i ri lansohet në Europë

Telefoni i ri Sony Xperia XZ Premium do të lansohet këtë muaj në Europë, me Gjermaninë që tashmë ka filluar porositë për këtë pajisje.

Xperia XZ Premium ka ekranin 5.5-inç me rezolucion 4K dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 835.

Pajisja ka 4 gigabajt RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Kamera kryesore e këtij telefoni është 19 megapixel ndërsa ajo ballore 13 MP.

Sony Xperia XZ Premium në Gjermani pritet të kushtojë 745 euro.