Vitin e kaluar, pasi që Nikon dhe Canon publikuan fotoaparatet e veta full-frame mirrorless, në këtë treg u fut edhe Panasonic me serinë e fotoaparateve të veta Lumix S. Kjo kompani tani po kthehet me modelin më të ri – Panasonic Lumix S1H, përcjell Ubergizmo.
Lumix S1H fillimisht u dedikohet adhuruesve të incizimit të videos, dhe arsye për këtë është që mund të xhirojë video në rezolucion 6K. Në fakt, ka raportin e pazakonshëm 3:2, kurse për ata që duan diçka më standarde ka edhe xhirimin 5.9 K me 16:9 dhe 30fps. Karakteristikat e tjera të këtij fotoaparati përfshijnë G-Log dhe V-Gamut, që përkrah spektrin dinamik 14+. Po ashtu, si pjesë e serisë S, do të jetë kompatibil me serinë S të objektivëve të Panasoni, shkruan KOHA Ditore.
Panasonic Lumix S1H do të mundë të sjellë standard të ri për kompaninë, por nuk do të jetë i lirë dhe në treg do të paraqitet me çmim prej 4000 dollarësh.