Patenta zbulon planin radikal të Apple për sensorët e gjurmëve të gishtave në ekran

Patenta zbulon planin radikal të Apple për sensorët e gjurmëve të gishtave në ekran

22 May 2019 15:11

Kur Apple e publikoi iPhone X dhe pasardhësit e tij, kjo dukej sikur funksioni i Touch ID për iPhone ishte një gjë goxha e përfunduar dhe se njohja me fytyrën është e ardhmja që Apple e pranon plotësisht. Megjithatë, aplikimet për patenta nga e kaluara tregojnë se Apple ende po hulumton qasje dhe zgjidhje të reja për sensorët e gjurmëve të gishtave, raporton PatentlyApple.

Patenta më e re, e zbuluar nga Patently Apple, mund të jetë një nga planet më ambicioze dhe radikale të kompanisë deri më tani. Për fillim, sensori për gjurmë është mbajtur nën ekran të pajisjes, por ndryshe nga rivalët e Apple të cilën e përdorin sensorin ultrasonik, patenta e kompanisë sugjeron se kamerat pin-hole të vendosura nën ekran mund të përdoren për t’i skanuar gjurmët e gishtave.

Image

Patenta gjithashtu tregon se si zona e përdorur për skanim është mjaft e madhe dhe se e zë pothuajse të gjithë ekranin. Kjo do të thotë që përdoruesit mund ta vendosin gishtin në pothuajse çdo pjesë të ekranit për ta bërë skanimin e gjurmës. Përveç përdorimit për siguri, patenta gjithashtu tregon se funksioni mund të përdoret për t’i monitoruar shenjat vitale jetësore, shkruan KOHA Ditore.

Tani për tani, nuk ka asnjë garanci se e gjithë patenta, ose ndonjë pjesë e funksionit të patentës, do të implementohen në një produkt konkret të kompanisë Apple, por kjo është dëshmi se prodhuesi ka plane t’i bëjë disa ndryshime në këtë fushë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme