Tech

Huawei do të vazhdojë përditësimin për të gjitha telefonat e vet

Huawei ka njoftuar se do të vazhdojë me përditësimin e sigurisë dhe shërbimit për telefonat e saj pasi gjiganti teknologjik ia ndaloi përditësimet për sistemin operativ Android.

Kompania kineze nuk tregoi se çfarë do të ndodhë me telefonat që tashti u është ndaluar qasja në shërbimet e Googleit, siç janë Gmail, YouTube dhe Chrome.

“Huawei do të vazhdojë ofrimin e përditësimit për gjithë telefonat Huawei dhe Honor dhe do të vazhdojë të krijojë ekosistem softuerik që është i sigurt”, thuhet në njoftimin e kompanisë kineze, transmeton KTV.

Pajisjet e Huaweit në Kinë nuk kanë aplikacionet e Googleit, por ndalimi do t’u bëjë dëme përdoruesve jashtë Kinës, pasi llogaritet se 208 milionë telefona janë shitur jashtë vendit prodhues.

Ky bllokim i Googlet vjen pasi presidenti amerikan, e futi në listën e zezë tregtare edhe Huawein.