Tech

FTC do të mundë të kërkojë nga Facebooku të paguajë dënim deri në pesë miliardë dollarë

Descriptive Text

 

Nga hetimi i cili po kryhet nga FTC-ja dhe i cili ka të bëjë me politikën e privatësisë së Facebookut, tashmë pritet që kjo do t’i kushtojë gjigantit të rrjetit social disa miliardë dollarë. Tani janë paraqitur informatat se Facebooku do të mundë të gjobitet deri në pesë miliardë dollarë nga ana e FTC. FTC po e heton aktualisht skandalin e Facebookut lidhur me Cambridge Analytica, si dhe politikën e privatësisë së kompanisë, raporton Ubergizmo.

Shifra e lartpërmendur prej pesë miliardë dollarësh vjen nga vetë Facebooku dhe është pjesë e raportit të kompanisë për të hyrat për tremujorin e parë të vitit 2019. Kompania vlerëson se do të duhet t’i shpenzojë midis tre dhe pesë miliardë dollarë si pjesë e një hetimi që po zhvillohet nga FTC, shkruan KOHA Ditore.

Gjatë shkurtit është raportuar se Facebooku është në fazën negociuese të një marrëveshjeje disa-miliardë dollarëshe me Federal Trade Commission. Nëse aplikohet, gjoba në fjalë do të ishte më e larta ndonjëherë në histori, e aplikuar ndaj ndonjë kompanie1 teknologjike.

Facebooku në raportet e veta të të ardhurave i ka paralajmëruar investitorët se ky rast nuk është zgjidhur, se nuk ka garanci rreth kornizës kohore të zbatimit dhe as vendim përfundimtar të hetimit që aktualisht është duke u zhvilluar.