Tech

Facebook e Instagram bien nga sistemi

Facebook si duket ka rënë nga sistemi, sipas qindra njerëzve që janë duke raportuar.

Përdoruesit e rrjetit social gjithashtu janë duke raportuar edhe për probleme në Instagram, i cili është nën pronësi të Facebook, transmeton koha.net.

Njerëzit janë duke përdorur Twitterin për të raportuar problemet që ata po kanë, raporton independent.

Facebook, Instagram, Messenger e Whatsaap janë duke pasur probleme qe disa orë.

Facebook ka lëshuar një deklaratë, ku thonë “në disa shërbime tona jemi duke pasur probleme, ne jemi duke punuar për rregulluar ato”.

“Ne jemi duke pasur probleme të cilat janë duke bërë që kërkesat e API-së të zgjasin apo të dështojnë komplet”.

“Ne jemi duke hetuar problemin dhe duke punuar për një gjetur një zgjidhje”, kanë shkruar ata.

Facebook ka përdorur rrjetin konkurrues, Twitter për të komunikuar me klientët e saj.