Tech

Traileri i gameplay të Battlefield V fokusohet në modin battle royale

DICE dhe EA kanë vendosur të na prezantojnë gameplayin nga modi Firestorm Battle Royale i lojës Battlefield V. Do të jenë opsionet e njohura të aterimit në arenë, cilësia e ndryshme e pajisjeve, kompletimi i qëllimeve dhe zhbllokimi i kasafortave në të cilat ndodhen pajisjet më të mira, raporton Engadget.

Nëse ju pëlqejnë automjetet, developerët janë përpjekur t’ua plotësojnë dëshirat lojtarëve për sa i përket përzgjedhjes. Ekzistojnë gjithsej 17 automjete, duke përfshirë tanket, prototipi i helikopterit, një Schwimmwagen dhe një traktor.

Siç u sugjerua edhe më parë, ekziston vetëm një hartë Firestorm e cila është aktualisht në ofertë. Megjithatë, si e tillë, harta është dhjetë herë më e madhe se harta e Hamanit e cila tashmë është e madhe në lojën e rregullt Battlefield V, shkruan KOHA Ditore.

Firestorm do të duhej të jetë falas për të gjithë që nga 25 marsi, ndërsa mbetet të shihet se sa do të arrijë të tërheqë lojtarë në tregun tejet kërkues të Battle Royale, në të cilin dominojnë Fortnite, PUBG, Black Ops 4 dhe Apex Legends.