Modeli Honor 10i i kompanisë së njohur Huawei, ka dalë në treg pas informacioneve që rrodhën javën e kaluar. Edhe pse ka shumë gjëra të përbashkëta me Honor 10 Lite, nuk bëhet fjalë për një version të ri-brenduar të këtij smartfoni.
Dallimi më i madh midis dy pajisjeve është kamera. Honor 10i ka një sensor shtesë në pjesën e prapme - një sistem me tre kamera, dhe gjithashtu ka një kamerë për ‘selfi’ prej 32 megapikselë, transmeton KosovaPress. Në pjesën e prapme janë edhe sensori prej 24 megapikselë f/1.8, kamera ultra e gjerë prej 8 megapikselë f/2.4 dhe sensori me thellësi 2 megapikselë.
Ky smartfon i ri, po ashtu, posedon procesorin Kirin 710, ngjashëm me modelin Honor 10 Lite, por kësaj radhe është i pajisur me 4 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, një kombinim që Honor 10 Lite nuk e posedon.
Pjesa tjetër e karakteristikave janë identike për të dy modelet: ekran 6.21-inç me rezolucion prej 2340 x 1080 pikselë, bateri prej 3.400 mAh dhe sistem operativ Android 9 Pie.
Çmimi i Honor 10i nuk është bërë i ditur, por sugjerohet se do të kushtojë rreth 275 euro.