Tech

Samsungu punon në dy telefona të tjerë fleksibilë

Muajin e kaluar Samsungu prezantoi të parin telefon të palosshëm – Galaxy Fold. Mirëpo, si duket kompania koreane tani është duke punuar edhe në dy telefona të tjerë fleksibilë, me dizajn të ndryshëm, përcjell GSMArena.

Galaxy Fold vjen me dizajn të palosjes brenda, sikurse laptopët, por një nga modelet e ardhshme do të duhej të jetë i ngjashëm me modelin Huawei Mate X – me ekranin që shkon në anën e kundërt, pra paloset nga jashtë.

Telefoni tjetër i palosshëm do të mundë të jetë i ngjashëm me modelin e ardhshëm Motorola RAZR. Ky telefon do të ketë ekran i cili paloset vertikalisht, si dhe një ekran më të vogël në anën e jashtme. Mirëpo, Samsungu do të mundë të përcaktohet që të largojë ekranin shtesë varësisht nga fakti se si do të reagojnë shfrytëzuesit në ekranin e vogël të modelit Galaxy Fold, shkruan KOHA Ditore.

Samsungu planifikon që telefonin, i cili paloset vertikalisht, ta prezantojë nga fundi i këtij viti ose në fillim të 2020-s, ndërsa telefoni që paloset së jashtmi do të vijë diç më vonë.