Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Telefonat e thjeshtë në treg, çmim të ulët dhe 30 ditë bateri

HMD (qendra e prodhimit të telefonëve Nokia) provoi një farë suksesi kur lançoi telefonët e parë me markën ‘Nokia’ në Kongresin Botëror të Telefonëve dy vite më parë.

Nokia nuk arriti dot të përshtatej me stilin e ri të smartphonëve që sollën, por kompania mbajti një pjesë të tregut pikërisht nga telefonët e thjeshtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Telefoni i thjeshtë ‘Nokia 210’ është në madhësinë e një dore, me ekran të vogël dhe rrethuar nga kasë e trashë e butonë të mëdhenj. Telefoni lidhet me internet me Opera Mini. Vjen edhe me lojën ‘Snake’. HMD premton një muaj jetëgjatësi baterie dhe çmim prej 30 euro.