Google mund të sjell së shpejti “Netflixin e lojërave” Foto: The Business Journals

Google mund të sjell së shpejti “Netflixin e lojërave”

23 February 2019 18:33

Google është duke planifikuar që të hyjë fuqishëm në botën e lojërave.

Gjiganti i kërkimit mund të vijë me një shërbim që faqet e specializuara të teknologjisë e shohin si “Netflix për lojëra”.

Njoftimi zyrtar nga Google mund të vijë jo më larg se një muaj, pasi kjo kompani ka paralajmëruar një konferencë për lojërat të quajtur “Game Developers Conference”, transmeton KosovaPress.

Ky projekt që është zbuluar rastësisht, ka ende shumë enigma rreth tij dhe duhet të priten detaje të tjera nga vet Google.

Ajo çfarë raportojnë mediat është se Google mund të dalë më një çmim më të lirë se konzola Xbox i Microsoftit apo edhe PlayStation i Sonyt.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme