Tech

Fillojnë para-porositë për Moto G7

Descriptive Text

Motorola ka paralajmëruar familjen Moto G7 të smartfonëve në fillim të këtij muaji, dhe pati thënë vetëm se pajisjet do të arrijnë këtë pranverë. Duket se në të vërtetë këto pajisje do të arrijnë pak më herët, ose së paku G7.

Kompania në pronësi e Lenovos ka njoftuar sot se para-porositë kanë filluar për Moto G7, ndërsa dërgesat e para do të arrijnë nga 1 marsi, transmeton Koha.net. Të dy modelet, Moto G7 Play dhe G7 Power, janë të vetmit smartfonë në listë që do të vijnë së shpejti.


Lexoni edhe: 

Motorola prezanton serinë e re Moto G7


Me procesor Snapdragon 632, G7 ofron perfomancë të konsiderueshme sesa ajo e smartfonit të vitit të kaluar, G6, shkruan neowin. Historikisht, seria Moto G ka pasur procesorë nga seria Snapdragon 400, përveç modelit G4. Po ashtu, Moto G7 pritet të vijë me ekran 6.2-inç Max Vision me rezolucion prej 1080 pikselë dhe raport prej 19:9, si dhe me ‘notch’ (prerje).

Gjithashtu, Moto G7 ofron mbështetje për mbushje Turbo-Power, që do të thotë se mund të përdorni mbushësin prej 15W për të mbushur baterinë për 15 minuta për përdorim prej 9 orësh.

Motorola Moto G7, po ashtu, pritet të jetë në dispozicion me ngjyrë të bardhë “Clear” dhe të zezë “Ceramic” me 64 GB memorie të brendshme e çmim prej 299.99 dollarë. Para-porositë mund t’i bëni KËTU.