Tech

Samsungu prezanton telefonin e palosshëm

Samsungu prezanton telefonin e palosshëm
 

Gjiganti i teknologjisë Samsung Electronics sot ka prezantuar telefonin e vet më të ri të palosshëm, i cili do të lansohet në treg në muajin prill, me aplikacione të adaptuara posaçërisht nga Facebooku dhe Alphabet Inc të dizajnuara për pajisjen e re, raporton Reuters.

Telefoni i ri quhet “Galaxy Fold” dhe do të kushtojë 1980 dollarë dhe do të dalë në shitje më 26 prill, ka konfirmuar Samsungu në ngjarjen e sotme në San Francisco, transmeton Koha.net.