Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Xiaomi, pritet së shpejti të prezantojë zyrtarisht smartfonët e rinj Mi 9 dhe Mi 9 Exlorer. Deri tani, kjo kompania ka konfirmuar disa nga detajet kryesore.
Në fakt, lansimi pritet të ndodh këtë të mërkurën dhe derisa po presim lansimin, tashmë është zbuluar çmimi i Mi 9 dhe dizajni i Mi 9 Explorer, shkruan gsmarena.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Modeli bazë, Xiaomi Mi 9 me 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme do të fillojë të shitet me çmim prej rreth 430 euro, transmeton Koha.net. Ndërsa modeli me 8/128 GB do të kushtojë rreth 455 euro, 8/256 GB rreth 480 euro, 8/256 GB Transparent Edition rreth 520 euro, si dhe modeli Explorer me 8 GB RAM memorie rreth 785 euro.
Mund të vëreni se Mi 9 në version Transparent është më ndryshe se ai Explorer. Ky i fundit do të ketë 128 GB memorie të brendshme.
Më poshtë mund të shihni fotografitë të cilat tregojnë se si duket Xiaomi Mi 9:

Gjithashtu, mund të shihni edhe disa fotografi që tregojnë se si duket Xiaomi Mi 9 Explorer:

Dhe për fund, mund të shikoni videon promovuese për modelin Explorer:
#Xiaomi #Mi9 Explorer edition? pic.twitter.com/NUGd5ReVYN
— ? ? ? (@bang_gogo_) February 17, 2019