Iphonët e sivjetshëm do të befasojnë me dizajn dhe funksione të reja

Iphonët e sivjetshëm do të befasojnë me dizajn dhe funksione të reja

16 February 2019 14:05

Gjatë vitit 2019, pritet që Apple t’i lansojë tri modele të reja të iPhone, dy prej të cilave me gjasë do të kenë displeje OLED. Sipas njoftimit të ri të sajtit Droid Shout, iPhone më i shtrenjtë mund të ofrojë përmirësime të ndjeshme në raport me iPhone XS Max.

Apple do të vazhdojë edhe sivjet t’i përdorë notch-et në displej, edhe pse gjithnjë e më shumë prodhues po fillojnë t'i mënjanojnë ato. Pasuesi i modelit iPhone XR duhet ta ketë një notch më të gjerë se pasuesi i iPhone XS Max, edhe pse ekzistojnë prototipa me notch më të vogël. Pritet që modelet e sivjetme ta kenë një teksturë të lëmuar dhe një opsion të përmirësuar të mbajtjes, si dhe rezistencë ndaj gërvishtjeve, raporton DroidShout.

Një tjetër ndryshim i madh mund të jetë kalimi në USB Type-C nga konektori i Apple, Lightning, por burimet nuk janë tërësisht të sigurta për këtë dhe mund të ndodhë se të tri modelet e iPhone të vitit 2019 do ta mbajnë të njëjtin port Lightning si modelet e vitit të kaluar.

Kur bëhet fjalë për çmimet, sugjerohet që modelet e sivjetme të iPhone do ta mbajnë të njëjtin çmim si vitin e kaluar. Kjo do të thotë që pasuesi i iPhone XR do të ketë çmim fillestar prej 749 dollarësh, ndërsa iPhone 11 mund të ketë çmim fillestar prej 999 dollarësh. Gjithashtu, modeli më i fuqishëm iPhone 11 do të mundë të kushtojë 1099 dollarë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme