Gjermania do të mbajë seancë sekrete për rolin e kompanisë kineze në rrjetin 5G

Gjermania do të mbajë seancë sekrete për rolin e kompanisë kineze në rrjetin 5G

06 February 2019 10:42

Kabineti gjerman do të mbajë një seancë sekrete të mërkurën për të diskutuar masat e mbrojtëse në lidhje me pjesëmarrjen e mundshme të Huaweit kinez në ndërtimin e rrjetit 5G në gjermani.

Huawei është duke u përballur me akuza internacionale për lidhjen e tyre me Qeverinë kineze dhe dyshimeve që Pekini mund ta përdorë teknologjinë e Huaweit për të spiunuar, gjë të cilën kjo kompani e mohon, transmeton Koha.net.

Mbledhja e Qeverisë gjermane do të jetë e fokusuar në një katalog të sigurisë, i përgatitur nga Agjencia Federale e Rrjetit si dhe Agjencia e Mbrojtjes Kibernetike (BSI), së bashku me rregullat e certifikimit si dhe marrëveshjes ‘jo spiunim’ me Kinën, do të jenë të mjaftueshme për t’u siguruar që në të ardhmen rrjetit 5G do të jetë i sigurt.

Kancelaria Angela Merkel ka thënë se Gjermania duhet të sigurohet se Huawei nuk do t’i dorëzojë të dhënat shtetit kinez para se pajisjet e telekomit të lansojnë rrjetin 5G.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme