LG G8 ThinQ do të vijë me baterinë prej 3,500 mAh

LG G8 ThinQ do të vijë me baterinë prej 3,500 mAh

02 February 2019 17:03

Kompania e njohur jug-koreane e teknologjisë, LG Electronics, në MWC 2019 do të prezantojë dy pajisje të avancuara gjatë këtij muaji.

Krahas LG V50 ThinQ me rrjetin 5G, ajo do të prezantojë edhe modelin G8 ThinQ, transmeton Koha.net. Raportet më të fundit nga Brazili, zbulojnë se seria e re G e smartfonëve të avancuar do të kenë kapacitetin e baterisë prej 3,500 mAh.

Kjo nënkupton se rreth 15 për qind më shumë kapacitet sesa bateria e G7 ThinQ dhe bateria më e fuqishme në serinë G të smartfonëve që nga modeli G Flex, i cili është lansuar në nëntor të vitit 2013, shkruan gsmarena.

Image

LG G8 ThinQ, raportohet se do të vijë me ekran 6.1-inç me ‘notch’ (prerje) dhe raport të ekranit prej 19.5:9, si dhe me dy kamera të përparme për ‘selfie’, përcjell Koha.net. Po ashtu, G8 do të ketë edhe portin 3.5 mm për kufjet, gjë që e cila së fundmi është duke u anashkaluar nga prodhuesit në përgjithësi.

Gjithashtu, LG është duke qëndruar konservative për skanerin për gishta, duke e mbajtur atë në anën e pasme të smartfonit, menjëherë nën kamerën e dyfishtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme