Tech

Facebooku fshin rreth 800 llogari iraniane, tentuan ndikimin në Shqipëri dhe Serbi

Facebooku fshin rreth 800 llogari iraniane, tentuan ndikimin në Shqipëri dhe Serbi

Kompania “Facebook” thotë se ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara, joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e një fushate manipulimi që vepronte në më shumë se 20 vende të botës.

Rrjeti më i madh shoqëror në botë tha më 31 janar se ai bashkëpunonte ngushtë me Twitter për të zbuluar llogaritë, të cilat shfaqnin indikatorë me “qëllime keqdashëse".