Apple pasi ka pranuar gjatë vitit të kaluar se ngadalëson iPhone’t e vjetër me qëllim, kjo kompani ka ofruar zëvendësimin e baterive në 2018-ën, dhe si rezultat i kësaj ata kanë zëvendësuar 11 milionë bateri.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Apple, Tim Cook.
Kjo kompani madje i ka lënë fajin programit të zëvendësimit të baterive për shitje dobët të iPhone, transmeton koha.net.
Në mënyrë të qartë, programi i zëvendësimit të baterive, i ka ndërruar mendjen shumë përdoruesve për të blerë iPhone të ri, e në vend të kësaj ata kanë vendosur që ta mbajnë atë të vjetrin.