Tech

Apple shpallet brendi më i vlefshëm në botë për 2018

Apple shpallet brendi më i vlefshëm në botë për 2018

Në vitin 2018, marka më e vlefshme në botë është Apple, vlera e së cilës kap shifrën 214.4 miliardë dollarë, ose 16 për qind më shumë se një vit më parë, sipas listës tradicionale të rangut të botuar çdo vit nga Interbrand.

Në vendin e dytë është Google, vlera e të cilit është rritur me 10% dhe tani arrin në 155.5 miliardë dollarë, dhe e treta është Amazon, e cila është 100.7 miliardë dollarë, që është 56% më shumë se vitin e kaluar, transmeton KosovaPress.