Tech

Galaxy A10, smartfoni i parë i Samsungut me skaner për gishta nën-ekran

Galaxy A10, smartfoni i parë i Samsungut me skaner për gishta nën-ekran

Duket se gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke i përmbajtur planet për implementimin e veçorive të reja në serinë e kategorisë së mesme të tij ,“A”, dhe spekulimi më i fundit është një testament për këtë edhe pse kjo tingëllon si një “e shtënë” e gjatë.

Sipas një llogarie në Twitter nga Kina, Samsung është duke punuar në një smartfon të kategorisë pak më të lartë se të mesme, Galaxy A10, i cili pritet të vijë me skaner për gishta nën-ekran, transmeton Koha.net. Postimi në Twitter i kësaj llogari nuk zbulon asgjë tjetër, edhe pse kjo nuk është hera e parë që kemi dëgjuar diçka të tillë për Galaxy A10 të ardhshëm.