Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Stanfordit thane se inteligjenca artificiale (AI) mund të identifikojë kancerin e lëkurës në fotografi me të njëjtën saktësi sikurse dhe mjekët e trajnuar...
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Stanfordit thane se inteligjenca artificiale (AI) mund të identifikojë kancerin e lëkurës në fotografi me të njëjtën saktësi sikurse dhe mjekët e trajnuar.
Shkencëtarët theksojnë se këto rezultate ishin “tepër emocionuese” dhe tani do të testohen në klinika.
Përfundimisht, ata besojnë se duke përdorur AI-në mund të revolucionarizohet kujdesi shëndetësor duke e kthyer një smartfon në një skaner të kancerit.
Qendra e Kërkimeve të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar tha se inteligjenca artificiale mund të bëhet një mjet i dobishëm për mjekët.
AI-ja u riprogramua nga një softuer i zhvilluar nga “Google”, që kishte mësuar për të bërë dallimin në mes të imazheve të maceve dhe qenve.
Programit kompjuterit në fjalë iu shfaqën 129.450 fotografi dhe iu tregua çfarë lloji të lëkurës duhet të kërkojë në në secilën prej tyre.
Inteligjenca artificiale pastaj mësoi që të vërejë shenjat e llojeve më të zakonshme të kancerit të lëkurës, karcinomën, si dhe të kancerit më vdekjeprurës, melanomës.
Vetëm një në 20 kanceret e lëkurës është melanomë, por tumori është përgjegjës për tri të katërtat e vdekjeve nga kanceri i lëkurës.
Shkencëtarja turke diagnostikon kancerin e lëkurës për 10 sekonda | TRT Shqip
Dr. Canan Dagdeviren nga Instituti Teknologjik i Masaçusetit (MIT), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka prodhuar një pajisje, që diagnostikon kancerin e lëkurës në më pak se 10 sekonda...
Eksperimenti i publikuar detajisht në revistën “Nature” vazhdoi me testimin e Ai-së, krahasuar me 21 mjekë të trajnuar të kancerit të lëkurës.
“Ne gjetëm, në përgjithësi, se jemi në të njëjtin nivel me dermatologët e certifikuar”, deklaroi një anëtare e grupit studiues, dr. Andre Esteva, për faqen e internetit të “BBC News”.
Megjithatë softueri nuk mund të bëjë një diagnozë të plotë, pasi kjo zakonisht duhet konfirmuar me një biopsi të indeve.
Dr. Esteva tha se sistemi tashmë duhet të testohet së bashku me mjekët në klinikë.
“Ne besojmë se zbatimi i AI-së në kujdesin shëndetësor është një fushë tepër emocionuese e hulumtimit, që mund të arrijë një masë të madhe të të mirave shoqërore”, tha ajo.
“Një rrugë e veçantë, që ne e shohim si interesante, është përdorimi i këtij algoritmi në një pajisje mobile, por për të arritur këtë ne do të duhet të zhvillojmë një aplikacion për të testuar saktësinë e saj direkt nga një pajisje mobile”, sqaron grupi shkencor.
Ndërkohë një ekip i mjekëve në Londër kanë trajnuar AI-në që të parashikohet se kur zemra do të dështojë.
“Përdorimi i inteligjencës artificiale për të ndihmuar në diagnostikimin e kancerit të lëkurës është shumë interesant, pasi ajo mund të mbështesë vlerësimet e mjekëve të përgjithshëm dhe dermatologëve. Nuk duket se AI-ja do të zëvendësojë të gjitha informacionet e tjera, që mjeku i juaj do të marrë në konsideratë kur bën një diagnozë, por ajo mund të ndihmojë udhëzimin e mjekëve të përgjithshëm për referime tek specialistët në të ardhmen”, është shprehur dr. Jana Witt nga Qendra e Kërkimeve të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar.