Tech

Kanadaja vë një mori kushtesh për shefen e “Huaweit”

Kanadaja vë një mori kushtesh për shefen e “Huaweit”
 

Në seancën dëgjimore që u mbajt të mërkurën, një gjykatës në Kanada vendosi që shefja financiare e kompanisë “Huawei”, Meng Wanzhou, të lirohet me dorëzani.

Mengu u arrestua javën e shkuar në Vankuvër, e SHBA-ja e ka kërkuar ekstradimin e saj. Por, disa prej kushteve të dorëzanisë së saj, që Meng i plotësoi ishin se duhej të paguante 7.5 milionë dollarë, duhet të qëndrojë në njërën prej shtëpive të saj në Vankuver, të bartë pajisjen me GPS, të dorëzojë pasaportën e saj dhe të qëndrojë nën përcjellje të vazhdueshme, transmeton koha.net.