Tech

NASA gjen ujë në një asteroid – mund të sjellë dritë mbi origjinën e jetës në tokë

NASA gjen ujë në një asteroid – mund të sjellë dritë mbi origjinën e jetës në tokë
Foto: NASA

Një anije kozmike e NASA-s, zbuloi atë që shkencëtarët thonë se janë përbërës të ujit në një asteroid, zbulim ky që mund të mbajë gjurmë të origjinës së jetës në tokë.

Shkencëtari i Universitetit të Arizonës, Dante Laureta, tha të hënën se në asteroid u gjetën gjurmë të hidrogjenit dhe molekulave të oksigjenit të ngulitura në sipërfaqen shkëmbore të asteroidit.