Tech

Televizioni mbetet burimi më i madh i informimit për amerikanët

Foto: Ilustrim
 

Një sondazh ka treguar se televizioni mbetet burimi më i madh i lajmeve për amerikanët, ndërsa gazetat e printuara kanë humbur terren kundrejt shërbimeve digjitale.

Raporti i Qendrës Kërkimore Pew zbuloi se 47 % e Amerikanëve preferojnë t’i shikojnë lajmet në televizion, 34 % preferojnë t’i lexojnë dhe 19 % preferojnë t’i dëgjojnë në format radioje.