Mos përdorni Microsoft Edgen për të shkarkuar Chromen, përndryshe do të infektoheni me virus

Mos përdorni Microsoft Edgen për të shkarkuar Chromen, përndryshe do të infektoheni me virus

28 October 2018 22:35

Për shumë njerëz të cilët blejnë një kompjuter Windows 10, shfletuesi i integruar i sistemit operativ shërben vetëm për një qëllim: për të shkarkuar një shfletues alternativ si Google Chrome.

Gjëja a parë që ata bëjnë është të shkruajnë në fushën e adresës togfjalëshin “download Chrome” dhe të klikojnë lidhjen e parë në rezultatin e kërkimit të Bingut.

Këtë fundjavë, Gabriel Landau pasi bleu laptopin e tij të ri Windows 10 bëri pikërisht atë që thamë më lart.

Situata me të cilën e ballafaqua doli ndryshe në fakt. Kur shkroi “download Chrome” në fushën e kërkimit të Microsoft Edge, rezultati i parë i kërkimit që i doli ishte nga një domain “GoogleOnline2018.com”.


Kjo faqe lehtësisht mund të manipulojë njerëz e cila është identike me origjinalen përveçse në emërtim. Vetë shkarkimi quhej “ChromeSetup.exe” ashtu siç Google vepron.

Për fat të mirë ai e kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte ndërsa u provua ajo që nuk mohohet dot me dështimin “Bing” ku motori i kërkimit promovon në krye të rezultateve të kërkimit faqe mashtruese.

Ende kjo faqe nuk gënjen dot Googlen e as Firefoxin.

Reklama keqdashëse është raportuar tek Bing Ads dhe tashmë është fshirë së bashku me llogarinë që reklamonte. Landau nuk është i vetmi që është hasur me të.

Herët tjera kur dëshironi të shkarkoni një shfletues nga Windows 10, shkruani në Edge Chrome.com ose Mozilla.org dhe mos u mbështesni tek rezultatet e kërkimit./PCWorld Albanian

Komentet

Shto koment

Të ngjashme