Më herët në vitin 2018, Xiaomi prezantoi telefonin e lojërave “Black Shark” si një konkurrent për telefonin Razer.
Edhe pse telefoni nuk është lansuar jashtë Kinës, kompania ka filluar së fundmi të lë të kuptohet se pasardhësi i saj, do të publikohet në nivel global, transmeton KP.
Supozohej se telefoni do të quhej Black Shark 2, por ky nuk duket se do të jetë emri i tij.
Sipas raportimeve, telefoni tjetër i lojërave të Xiaomit do të quhet “Black Shark Helo”. Aktualisht, quhet "Helo" dhe është e mundur që Xiaomi vendosi të shmangë emrin “Black Shark 2” për shkak të përmirësimit minimal që sjell telefoni në lidhje me origjinalin.
Ashtu si modeli i parë, “Black Shark Helo” do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 845, 8GB RAM dhe 128GB hapësirë për ruajtje, ekran me 6 inç dhe bateri 4000mAh. Pajisja do të ketë softuerin Android Oreo, ndërsa dallimet e vetme priten në pjesën e pasme të ridizajnuar dhe ndriçimin e ri LED.
“Xiaomi Black Shark Helo” do të prezantohet zyrtarisht më 23 tetor dhe pritet të jetë në dispozicion deri në fund të nëntorit.