Tech

PlayStation lanson konzolën klasike me 20 video-lojëra

25 vjet më parë Sony Computer Entertainment prezantoi PlayStation e parë origjinal që ishte konsola e parë që shiti 100 milionë njësi, duke ofruar për herë të parë lojëra me grafikë tredimensionale.

Sony sot ka prezantuar konzolën miniaturë të pajisjes origjinale që vjen e ngarkuar me 20 video-lojra, përfshirë Final Fantasy VII, Tekken 3 dhe Wild Arms.

Konsola e re mund të porositet vetëm në Amerikë dhe Kanada ndërsa do të kushtojë 100 dollarë.