Tech

Xiaomi lanson dy smartfona të avancuar e të përballueshëm

Kompania e njohur kineze, Xiaomi, ka lansuar dy smartfona të rinj Android One të cilët janë të përballueshëm – Mi A2 dhe Mi A2 Lite.

Të dytë, së shpejti do të përditësohen me sistemin operativ më të fundit Android P.

Image

Xiaomi Mi A2 vjen me ekran 6-inç 2-në-1 me xhamin mbrojtës Gorilla Glass 5, trupin nga alumini, procesor Snapdragon 660, skanerin për gishta në pjesën e pasme, portin USB-C, kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 20 megapikselë me blicin LED, transmeton Koha.net.

Lexoni edhe: 

Xiaomi prezanton orët e mençura me 4G për fëmijë, MiBunny Watch 3 [foto]

Sa i përket konfigurimit të memorieve, Mi A2 do të jetë në dispozicion në këto versione:

  • 4 GB RAM + 32 GB me çmim prej 249 euro
  • 4 GB RAM + 64 GB me çmim prej 279 euro
  • 6 GB RAM + 128 GB me çmim prej 349 euro

Gjithashtu, Xiaomi Mi A2 do të jetë në dispozicion për shitje në 40 shtete të botës.

Image

Në anën tjetër, Xiaomi ka lansuar smartfonin tjetër edhe më të përballueshëm – Mi A2 Lite.

Xiaomi Mi A2 Lite vjen me ekran 5.84-inç, procesor Snapdragon 625, portin microUSB dhe për kufje 3.5 mm, përcjell Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Image

Mi A2 Lite kushton 179 euro për versionin me 3 GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme dhe 229 euro për versionin 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu, edhe Xiaomi Mi A2 Lite do të jetë në dispozicion në 40 shtete të botës.

Image