Tech

Xiaomi prezanton orët e mençura me 4G për fëmijë, MiBunny Watch 3

Kompania gjigante teknologjike kineze ka zbuluar një orë të mençur për fëmijë.

Kjo orë quhet Mi Bunny Watch 3 e ka portë për SIM kartelë nano e mbështetë rrjetin 4G, transmeton koha.net.

Ora është jashtëzakonisht e lehtë, vetëm 51 gramë e ka ekran AMOLED e kamerën 2MP HD.

Ekrani është 1.41 inç 2.5D Gorilla Glass me rezolucion 320 x 360 pixel dhe ofrohet në ngjyrë pikë apo të kaltër.

Pajisja mbështet edhe GPS/A-GPS e mund të instalohet ndonjë aplikacion i dedikuar për gjurmim të saj në çdo kohë.

Bateria e saj është shumë e mirë, 30 orë përdorim për 50 minuta mbushje, por prodhuesi nuk ka zbuluar kapacitetin real të baterisë.

Xiaomi është duke shitur Mi Bunny Watch 3 për rreth 75 euro në ueb faqet teknologjike, si Mi Mall, TMall, Suning e JD.com.

{gallery}