TE LINDA

Sallatë me kungull

Përbërësit: 

Rukollë Qepë të reja 

Avokado 

Kungull 

Fara kungulli 

Fara luledielli 

Dajthë Rugove

Përbërësit për salcën: 

3 lugë supe vaj ulliri 

2 lugë supe lëng limoni 

1 lugë kos Kripë/piper

Përgatitja: 

Kungulli i zier në avull pritet në trashësi prej rreth 5 milimetrash. Pastaj pjesët e tij skuqen në vaj ulliri në të dyja anët. 

Rrukollës i shtohet avokadoja e prerë dhe qepët e reja. 

Në një enë jongjitëse skuqen pak minuta të gjitha farat, krejt derisa fillojnë ta lirojnë yndyrën e tyre.

Të gjithë përbërësit përzihen me ato të salcës dhe me të marinohet sallata. Sipër hidhen farat, djathi dhe kungulli.